​Anija turistike prekur nga hantavirusi mbërrin në Holandë për dezinfektim

Anija turistike MV Hondius, e prekur nga një shpërthim vdekjeprurës i hantavirusit, ka hyrë në portin e Roterdamit për dezinfektim, pas një udhëtimi që alarmoi autoritetet shëndetësore ndërkombëtare.

Në bord ndodheshin 25 anëtarë ekuipazhi dhe dy personel mjekësor, ndërsa pasagjerët ishin evakuuar më herët në destinacione të ndryshme. Autoritetet holandeze konfirmuan se ekuipazhi do të vendoset në karantinë sapo të zbarkojë.

Gjatë shpërthimit janë regjistruar të paktën 11 raste, përfshirë 3 vdekje, mes tyre një çift nga Holanda që dyshohet se u infektua gjatë një udhëtimi në Amerikën e Jugut.

Pasagjerët janë transportuar në mbi 20 shtete për karantinë, ndërsa disa raste, përfshirë një kanadez, kanë rezultuar pozitivë.

Anija do të dekonaminohet plotësisht sipas protokolleve holandeze dhe më pas do të inspektohet para rifillimit të operimeve. Sipas AP, Instituti Pasteur i Francës konfirmoi se akoma nuk ka prova se virusi i sekuencuar është në rritje të rrezikshmërisë apo transmetueshmërisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU