Armend Muja për inspektimin e Vita:  Nuk kanë qenë 25 inspektorë, është fabrikë e madhe, raporti i AUV thotë se kanë qenë 9

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se nuk kanë qenë 25 Inspektorë në inspektimin e Qumështores “Vita”.

Muja tha se kanë qenë 9 apo 10, dhe 3 nga Inspektorati i Tregut.

“Inspektorë nuk kanë qenë 25, unë e kam marrë raportin janë mandatuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Inspektoratit të Tregut, por nuk e kam ditur sa inspektorë shkojnë se nuk është punë e tyre. Në AUV më thanë se kanë qenë 9 apo 10, dhe 3 nga Inspektorati i Tregut”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU