Një person i privuar nga liria është arratisur gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë.
Policia njofton se i dyshuari, i cili ndodhej në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim shëndetësor, por gjatë marrjes së trajtimit është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe hetimet për kapjen e tij janë duke vazhduar.
Arratiset një i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë


