Arrestohen N.K. dhe A.K., dyshohen për grabitjen e tre shtetasve të huaj në Prishtinë

Prishtinë, 1 korrik 2026 – Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer një grabitje ndaj tre shtetasve të huaj gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, falë veprimeve intensive hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, është bërë identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i të dyshuarve.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet N.K. (26) dhe A.K. (26), të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar sendet dhe paratë që dyshohet se janë grabitur.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU