Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Holandës. Kjo dorëheqje vjen pasi “Portokallinjtë” u eliminuan nga Kupa e Botës 2026 nga Maroku në penallti, pas një barazimi 1-1 të kohës shtesë në “Monterrey”.
Koeman ka informuar Federatën Holandeze të futbollit se nuk do ta zgjasë kontratën e tij që i skadon si trajner i ekipit kombëtar holandez.
Në një deklaratë të lëshuar nga Federata Holandeze e Futbollit, Koeman ka theksuar se marrja e vendimit nuk ishte e lehtë, gjithashtu ka shprehur vlerësimin për përkushtimin e të gjithë njerëzve që kanë rrethuar “Portokallinjtë”.
“Pikërisht sepse kam punuar me këtë staf dhe grup lojtarësh për kaq gjatë dhe kaq intensivisht, marrja e këtij vendimi nuk ishte e lehtë. Jam mirënjohës dhe dua të shpreh vlerësimin tim të madh për mënyrën se si të gjithë ata që rrethojnë Portokallinjtë janë përkushtuar gjatë të dy periudhave që pata privilegjin të isha trajner i kombëtares”, tha Koeman.
63-vjeçari më parë ishte në krye të Holandës mes shkurtit 2018 dhe gushtit 2020, përpara se të largohej për të marrë drejtimin e Bracelonës.
Trajneri i Holandës largohet nga posti për herë të dytë


