No menu items!

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për granatën e lënë para ordinancës “Medica”

Hetimeve për rastin e kanosjes së ndodhur më 24 maj 2025, para ordinancës “Medica” në lagjen Ulpianë në Prishtinë, është arrestuar edhe personi i katërt i përfshirë në këtë skemë.

I dyshuari i arrestuar është I. Gj., i cili sipas Policisë dyshohet se ka qenë shtytës në kryerjen e veprës penale “Kanosja”, përmes organizimit dhe udhëzimit të personave që vendosën një granatë dore të tipit F-1 përpara objektit ku punon mjeku Afrim Veliu.

Sipas informacioneve të hetuesisë, i dyshuari ishte në arrati për disa ditë, por më 18 qershor 2025 është paraqitur vetë në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ku është intervistuar dhe më pas ndaluar me vendim të Prokurorit për 48 orë.

Tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast – Burhan Mavriqi, Arbnor Shala dhe Dashnim Alimoviq – janë arrestuar më herët dhe për ta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht gjatë ditëve të fundit.

Sipas Policisë, veprimet hetimore janë në fazë të avancuar dhe po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ndërsa fokusi mbetet në ndërtimin e plotë të zinxhirit të përgjegjësisë dhe motivit që qëndron pas aktit të rëndë të kanosjes me mjet të rrezikshëm ndaj një profesionisti shëndetësor.

Sinjali do të raportojë detajet e reja në momentin që Prokuroria të dalë me aktvendim për të gjithë të përfshirët.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.