No menu items!

Arrihet marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, vlera 1.5 milionë euro

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, pas takimit me përfaqësuesit e sindikatës së ndërmarrjes “Pastrimi”, ka njoftuar se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate në vlerë prej 1.5 milionë eurosh për punë shtesë.

Ai theksoi se nëse krijohen kushtet, “Pastrimi” do të marrë përsipër 1/3 e rajonit të Prishtinës, duke e shtuar kapacitetin operativ krahas dy operatorëve ekzistues.

Brestovci shtoi se komuna është e gatshme të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar subvencionimin e pagave për punëtorët.

“Jemi dakorduar që nga sot, me një person të autorizuar nga ndërmarrja ‘Pastrimi’, ta nënshkruajmë kontratën prej 1.5 milionë eurosh për punën shtesë. Ne u dakorduam që, nëse krijohen kushtet nga ndërmarrja ‘Pastrimi’ dhe ata kanë mundësi të dalin e të operojnë për të kryer shërbimin, ta kenë 1/3 e rajonit të Prishtinës, sepse aktualisht kemi vetëm dy operatorë ekonomikë. Nga ana jonë nuk ka asnjë hezitim. Ne shprehëm gatishmërinë që të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme për ta sjellë sërish vendimin për subvencionimin e pagave për punëtorët. Natyrisht, duhet të punojmë bashkërisht”, ka thënë Brestovci

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.