Sokoli: Mund t’ua qëllojmë 99% të rezultateve të ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës

Emisioni sportiv “Favorit” mbrëmë një pjesë të madhe ia kushtoi Superligës së Kosovës, e cila po bëhet mjaft interesante kur ka ardhur fundi i saj.

Gjithçka ka mbetur e hapur sa i përket ekipit që do të shkojë në Evropë si i treti, por edhe për ekipin që do të bie nga liga dhe ai që do të përfundojë në barazh, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Bylbyl Sokoli, panelist në “Favorit” tha se është e lehtë t’i qëllosh rezultatet e xhiros së fundit të Superligës, e cila do të luhet në fundjavën që vjen.

“Mund t’ia qëllojmë 99% të rezultateve të ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës”, u shpreh Profa derisa i përmendi më pas një nga një mundësitë e ekipeve për të fituar në xhiron e 36-të të kampionatit. /Raporto24/

https://www.facebook.com/share/v/16FhMDhwEc/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU