Arsenali i falet golit në ndeshjen e parë, e eliminon Sportingun

Arsenali është gjysmëfinalisti tjetër në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” arritën me sukses të eliminojnë ekipin portugez, Sportingun e Lisbonës, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta e kishte epërsinë nga ndeshja e parë në Lisbonë 0:1.

Ndërkohë sonte në “Emirates Stadium” ndeshja nuk prodhoi asnjë gol.

Kësisoj, Arsenali arrin kualifikimin tutje në gjysmëfinale.

Aty do ta presë Atletico Madridi që mbrëmë e eliminoi Barcelonën. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU