No menu items!

Arta Nitaj publikon pamje atraktive të Arta Elezajt në Instagram

Ato janë dy prej vajzave më të komentuara në media rozë.

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj gëzojnë një shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën dhe janë gati të pandashme.

Bukuroshet shpesh herë shijojnë edhe pushimet bashkë në destinacione të ndryshme, madje edhe publikojnë imazhe ose foto të përbashkëta në rrjetet sociale.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Së fundmi ishte Nitaj ajo që ka postuar një video të modeles nga Klina, teksa ajo duket mjaft joshëse.

Elezaj shihet e veshur me një bluzë rozë dhe xhinse të shkurtra, ndërsa duket në super formë.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

“Lëviz pak se po mendojnë që je barbie”, ka shkruar modelja nga Peja, sipër postimit.

Ndryshe, të dy vajzat së fundmi i kemi parë në një paraqitje në serialin vendor “Sha je be tu folën”.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Theksojmë që dyshja morën famë me role përkatëse në serialin e para disa viteve “O sa mirë”.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.