Llapi nuk ka arritur të dal fituese në finalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Podujeva, në ndeshjen finale pësoi humbje nga Prishtina, me rezultat 1-0
trajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte i ashpër me deklaratën, drejtuar FFK-së pas kësaj humbje.
Ai kritikoi vendimin që ndeshja u vendos të luhej në stadiumin ”Fadil Vokrri”, pasi sipas tij, kjo i ndihmoi Prishtinës të kishte më shumë tifozë.
“FFK duhet të vendos qysh në fillim ku të luhet finalja. Sepse sot Prishtina ishte vendas. Të caktohet stadium neutral, jo një ekip të jetë vendas.
Ishte një ndeshje e luftuar. Finalja është finale. Djemtë dhanë gjithçka në ndeshje. Në aspektin profesional, ne e kemi dominuar Prishtinën në çdo aspekt. E morëm kartonin e dytë në momentet më të këqija. Por, ky është futbolli. Unë jam i kënaqur që kam arritur në finale”, deklaroi Batatina./IndeksOnline/