Bellingham vendos sfidën, Real Madridi merr tri pikë të arta ndaj Juventusit

Real Madridi ka vazhduar ecurinë perfekte në Ligën e Kampionëve, duke shënuar fitore të rëndësishme ndaj Juventusit me rezultat minimal 1-0 në “Santiago Bernabeu”.

Heroi i mbrëmjes për “Los Blancos” ishte mesfushori anglez, Jude Bellingham, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 58-të, pas një aksioni të organizuar të madrilenëve.

Me këtë fitore, Reali regjistron fitoren e tretë radhazi në grup dhe ngjitet në krye të tabelës me 9 pikë të plota.

Në anën tjetër, Juventusi vazhdon me vështirësi në garë, pasi pas tre ndeshjeve ka grumbulluar vetëm dy pikë, duke mbetur në pozita jo të favorshme për kualifikim.

Një tjetër paraqitje solide nga skuadra e Carlo Ancelottit, që duket e vendosur ta vazhdojë dominimin edhe këtë edicion në arenën evropiane./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU