Berisha për komentet fyese ndaj deputetes Musliu: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar për sulmet nëpër komente që i janë bërë deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Ai teksa ka shpërndarë lajmin që ka publikuar Gazeta Nacionale, ku janë mbledhur komentet fyese ndaj saj, ka thënë se deputetja në fjalë ka dhënë vetëm fjalimin e saj dhe asgjë më shumë.

Sipas tij, në publik, nga persona me identitet të plotë është shfaqur racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e që siç thotë ai, VV-ja e cilëson si “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.

Ai krejt në fund ka bërë një pyetje duke thënë se ‘A ka ardhur koha që të vetëmbrohemi?.

“Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj. Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj. Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhur koha të vetëmbrohemi?”, ka shkruar Berisha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU