Bournemouth ndal Cityn, Arsenali shpallet kampion i Anglisë pas 22 vjetësh

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në “Vitality Stadium”, ku Bournemouth ka arritur të ndalë Manchester Cityn, duke ia dhuruar titullin e kampionit Arsenalit një xhiro pa përfunduar kampionati.

Bournemouth kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e bukur të Eli Junior Kroupi (39′), duke rezistuar me mjaft heroizëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të “Cityzens”.

Ndonëse Manchester City arriti të barazonte në minutat e fundit me një gol nga Haaland (93′), ky barazim nuk u mjaftoi djemve të Pep Guardiolës, të cilëve u duhej patjetër fitorja për të mbetur në garë.

Ky dështim i Cityt bën që tifozët e Arsenalit të festojnë titullin e parë të Premier League pas plot 22 vjetësh pritjeje, që nga epoka e famshme e “Invincibles” në vitin 2004.

Nga ana tjetër, ky moment po cilësohet nga mediat si Daily Mail Sports si një “ndryshim i titullit” në futbollin anglez, pasi përkon me sezonin e fundit të Pep Guardiolës në krye të Manchester Cityt, i cili po largohet nga Anglia duke dorëzuar fronin te “Gunners”.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU