No menu items!

“Brenda dy apo tri viteve…”, parashikimi i radhës nga Bill Gates

Miliarderi amerikan Bill Gates ka bërë një parashikim sa i përket metaverse-it në “rishikimin e tij vjetor”, duke bërë një përmbledhje të gjitha parashikimeve që mund t’i ketë qëlluar sa i përket ngjarjeve që mund të ndodhin në vitet e ardhshme.

“Brenda dy apo tri viteve, parashikoj më shumë takime virtuale që do të ndodhin me imazhe 2D të kamerave – dhe mund të them do të ngjajnë me modelet e Hollywood-it, pavarësisht që e di se të dhënat e metaverse janë të ngjashme me shifrat e një avatari”, shtoi Gates.

Themeluesi i Microsoft beson se në vend të takimeve fizike nëpër hapësira të zyrave, së shpejti do të përdorim avatarë për të mbajtur takime në mënyra të ngjashme – ku përdoret teknologjia audio sikurse metaverse, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që metaverse është pjesë e internetit dhe është për platforma të ndryshme dedikuar takimeve virtuale anembanë botës, ku tashmë kompani të mëdha kanë filluar të investojmë shuma të majme të parave në këtë.

Meta (dikur e njohur si Facebook), hapi platformën e metaverse e njohur si Horizon Worlds gjatë të enjtes mbrëma. E parashikimi i Gates vjen në kohën kur Google dhe Meta publikuan të dhënat sa i përket rikthimit në punë gjatë vitit të ardhshëm, që sipas të gjitha gjasave do të jetë i pamundur për shkak të variantit të ri të COVID-19 i njohur si Omicron.

Spotify njoftoi për programin “punë nga kudo” në shkurt të këtij viti, duke i lejuar punonjësit të zgjedhin se nga ku duan të punojnë. Kompani të ngjashme si Upwork dhe Pinterest, tani janë duke shqyrtuar mbylljen e shumë zyrave. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.