No menu items!

Broja afër largimit nga Chelsea, në kërkim të tij janë tri klube

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, pritshmëritë janë që Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë.

Në kolumnën e tij në “CaughtOffside”, Fabrizio Romano shpjegon tutje se për Brojën ka interesim nga një numër i madh klubesh, duke përfshirë Evertonin dhe Wolves nga Premier League, po ashtu edhe Stuttgartin nga Bundesliga.

Broja po ashtu ka qenë i lidhur edhe me një transferim tek AC Milan, por Romano i ka shuar ato thashetheme.

Chelsea nuk gjeti dot një vend për Brojën në ekipin e parë të sezonit të kaluar, kështu që do të ishte logjike që ta lejonin të largohet këtë verë, pasi sulmuesi shqiptar nuk arriti pritshmëritë as te Fulham si huazim.

“Nuk ka ndonjë të re konkrete në situatën e Armando Brojës te Chels22-vjeçari ende ka kohë të rikthejë karrierën në të mirë të tij, pasi kohëve të fundit ka kaluar në disa probleme, duke përfshirë këtu edhe lëndimin që e mbajti jashtë fushave gati për një vit./GazetaExpress/ea, por pritshmëritë janë që sulmuesi do të largohet përfundimisht nga Chelsea gjatë kësaj vere”, shkruajti Fabrizio Romano.

“Stuttgarti e pëlqen atë, po ashtu edhe Evertoni e Wolves, madje Evertoni janë shumë konkret për nënshkrimin e tij, por nuk ka diçka të avancuar ende”, shtoi ai.

Broja mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për klube si Everton dhe Wolves, por do të ishte interesante ta shohim atë edhe në Bundesliga tek Stuttgarti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.