No menu items!

Cana: Derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK e as në FSHF

Lorik Cana i ka hequr të gjitha dilemat.

Legjenda e futbollit shqiptar insiston se nuk synon ta marrë në dorë as Federatën e Futbollit të Kosovës e as atë të Shqipërisë, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka siguruar përmes një komenti në rrjetet sociale se nuk e mendon asnjëherë veten në krye të FFK-së ose të FSHF-së.

“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoj punët e mia dhe ti je i kënaqur… Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkroi ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Marseilles, Sunderlandit, Galatasarayt, Lazios dhe Nantesit.

Pas përfundimit të karrierës, Cana e ka kryer rolin e analistit në një televizion shqiptar dhe po punon për projekte të reja që lidhen me futbollin, ndërsa e pranon se deri në bashkimin e trojeve shqiptare nuk e synon asnjë post në Federatë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.