Çfarë është Vine, ‘gjiganti i fjetur’ i mediave sociale të cilin Elon Musk mendon të rikthejë – si rivalin kryesor të TikTok?

Njerëzit e një brezi të caktuar do të jenë të emocionuar nga “paralajmërimi” i Elon Musk për të rikthyer rivalin e TikTok, Vine.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pronari i ri i Twitter, Musk, 51 vjeç, ka thënë se ai mund të dëshirojë të ndryshojë peizazhin e mediave sociale edhe më tej duke rikthyer Vine.

Kështu, të dielën mbrëma, ai pyeti ndjekësit e tij për mendimin e tyre për Vine dhe u përfshi në një bisedë me një YouTuber të shquar.

Në kohën e shkrimit, pothuajse mbi 2 milionë njerëz kishin votuar në sondazhin e Musk në Twitter, me pothuajse 70 për qind të njerëzve që i thanë CEO të Tesla se ai duhet të kthente Vine.

https://telegrafi.com/cfare-eshte-vine-gjiganti-fjetur-mediave-sociale-te-cilin-elon-musk-mendon-te-riktheje-si-rivalin-kryesor-te-tiktok/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU