Ndonëse ka kaluar shumë kohë dhe Ledri me Dafinën kanë vazhduar jetën me partnerë të rinj, Ledri madje u bë baba, fansat herë pas herë rikthejnë vëmendjen tek lidhja e tyre e dikurshme.
Së fundmi shkas u bënë tekstet e këngëve identike që u morën si komunikim mes tyre.
Buja në rrjetet padyshim nuk u ka shpëtuar as atyre madje Ledri ngacmoi me koment tek profili i Dafinës duke shkruar një fragment nga teksti, të cilin e fshiu shpejt.
Por çfarë ndodhi papritur? Dafina ka hequr nga lista e atyre që ndjek Ledrin dhe Sarën, kjo e fundit po ashtu nuk e ndjek më këngëtaren ndërsa Ledri e ka ende te personat që “following”.