No menu items!

Çim Peka akuzon: Edi Rama dhe Baton Haxhiu kanë fabrikuar “exit poll”-in, kërkoj faturën dhe ekipin në studio

Gazetari i njohur Çim Peka ka hedhur dyshime të forta mbi legjitimitetin e një exit poll-i që, sipas tij, nuk është realizuar realisht. Në një reagim publik, Peka shprehet se Baton Haxhiu nuk ka zhvilluar asnjë exit poll të vërtetë dhe se gjithçka është një skenar i përgatitur më herët në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe Erion Maznikun,shkruan Raporto24

“Rama ka kryer punë bashkë me Batonin dhe Maznikun, të cilët, sipas tij, kanë ndarë paraprakisht rezultatin.” – tha Peka.

Ai theksoi se realizimi i një exit poll-i kërkon një investim të konsiderueshëm prej 100 deri në 150 mijë euro dhe një ekip terreni me të paktën 11 mijë persona, duke sfiduar publikisht Baton Haxhiun që të sjellë faturën dhe listën e ekipit në studion ku do të jetë i ftuar më vonë në orën 24:00.

“Nuk kanë më Lulin përballë që t’i ndërrojnë kutitë natën. Rrini të qetë, opozita është shumë mbi 70 mandate,” u shpreh Peka.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensioni zgjedhor është i lartë dhe partitë janë në pritje të rezultateve përfundimtare./Raporto24

 

EXIT POLL-i për zgjedhjet në Shqipëri: E para figuron Partia Socialiste

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.