No menu items!

Çka të bëni nëse ju djeg dielli?

Nëse fatkeqësisht në vend se të merrni ngjyrën e çokollatës që doni jeni djegur në diell, duhet të bëni dicka për të ndaluar dhimbjet.

Këto janë disa nga gjërat natyrale që mund të përdorni dhe që janë shumë efektive.

Livanda

Që prej shumë kohësh, kimisti francez Ren Atilde filloi të bënte eksperimentet e para mbi esencën e livandës, duke marrë rezultate të mira edhe në rastet e djegies. Dihet se livanda kryen edhe një veprim antiseptik dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kundër djegieve nga dielli mund të përdorni një çaj të thjeshtë të përgatitur me të. Lyejeni krejt trupin, por përgatitja nuk duhet të jetë shumë e nxehtë për të evituar një tjetër djegie.

Aloe vera

Është ndoshta një nga kurat natyrore më të njohura dhe më të përdorura kundër diellit. Arrin të reduktojë inflamacionin, skuqjen dhe dhimbjen. Studimet e bëra mbi këtë lloj bime janë të shumta, mes të cilave edhe ajo e vitit 1995 kur është përdorur për të kuruar viktimat e atentatit të qytetit të Oklahomës. Kurat u kryen nga mjeku T. Moore që kishte trajtuar rreth 4000 raste djegiesh në botë dhe rezultuan mjaft efikase. Grini një fletë aloe vera dhe xhelin që del prej saj vendoseni në vendet e djegura.

Mjalti

Është një prej qetësuesve më “të bezdisshëm”, por që funksionon në mënyrë perfekte, nëse nuk keni në dispozicion asgjë tjetër më praktik. Sipas kërkimeve të kryera në “Clinical Trials Research Unit” të Universitetit të Auklandit në Zelandën e Re, mjalti të qetëson dhimbjet, kryen një veprim antibakterial dhe në rastet e djegieve të rënda arrin të heqë qelizat e vdekura nga indet për një rigjenerim më të shpejtë.

Kamomili

Një tjetër qetësues natyror efikas është edhe kamomili, që jo më kot qëndron i pari në listën e bimëve medicinale, që përdoret për të gjitha sëmundjet. Mirë është të përdoren kremrat pas diellit me kamomil ose mund të përgatitet një çaj kamomili. Lihet të ftohet dhe vendoset direkt në pjesët që të dhembin, 2 ose 3 herë në ditë.

Molla

Redukton të skuqurën dhe ndihmon në qetësimin e plagëve. Qëroni një mollë, priteni në copa dhe vendosini te pjesët me djegiet dhe dhimbjet më të mëdha.

Kosi

Provoni të zëvendësoni kremin tuaj pas diellit me kos të ftohtë, kjo mënyrë shërben për të dezinfektuar lëkurën dhe për të hequr ndjesinë e djegies. Vendoseni kosin mbi trup për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni.

Uji

Mirë është të pini shumë ujë edhe kur jeni në det, por edhe kur jeni kthyer në shtëpi. Hidratimi i lëkurës e ndihmon trupin t’i administrojë më mirë djegiet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.