CNN citon një ish-diplomat izraelit: Trump dhe Netanyahu shumë larg njëri-tjetrit

Marrëdhënia midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po “merr drejtime të ndryshme”, tha për CNN një ish-diplomat i lartë izraelit.

Kur u pyet nëse Trump dhe Netanyahu janë në të njëjtën linjë, Alon Pinkas u përgjigj: “Ata në këtë pikë nuk janë as në të njëjtin libër”.

Ish-Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në New York City tha se kjo është “e dukshme nga mënyra se si Trump po flet për Netanyahun gjatë dy javëve të fundit”.

Pinkas ngriti gjithashtu shqetësime për mungesën e një strategjie daljeje për ofensivën e Izraelit kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban – dhe theksoi se konflikti është bërë pjesë e fushatës politike të Netanyahut.

“Nuk ka një objektiv përfundimtar nga pikëpamja strategjike, por këtu ka një lojë politike. Ai po shkon drejt zgjedhjeve. Atij i duhet të ruajë një gjendje të përhershme lufte. Në mendjen e tij, kjo është e vetmja gjë që i jep një mundësi”, i tha Pinkas Elex Michaelson-it të CNN-it.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU