No menu items!

Cristiano nuk duroi dot: Reagimi i Ronaldos kur tifozët thërrisni emrin e Messit në humbjen e Al Nassr

Gjatë viteve të fundit, karriera e Cristiano Ronaldos është lidhur me një britmë sa herë që luan si mysafir, qoftë në Spanjë, Itali, Angli apo tani në Arabinë Saudite.

Emri i argjentinasit zakonisht jehon nga tribuna sa herë që portugezi luan si mysafir. Në ndeshjen e fundit të Al Nassr, portugezi dëgjoi edhe një herë në prapavijë emrin e rivalit të tij të përjetshëm dhe nuk u përmbajt dhe reagoi duke bërë një gjest si shenjë që tifozët kundështar po e teprojnë

“Messi, Messi, Messi…”, ishin thirrjet e tifozëve të Al-Ittihad, që mposhti 1-0 ekipin e 38-vjeçarit, Al Nassr.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Romarinho në minutën e 80-të, ndërsa kjo fitore e ndihmoi ekipin e tij që ta zbriste në vendin e dytë Al Nassrin.
Ronaldo ishte tejet i acaruar në këtë takim, e në fund, gjersa po largohej nga fusha – ai goditi disa shishe uji që ishin në tokë. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.