Humbja turpruese në Oslo, Fabrizio Romano jep detajet e fundit për largimin e Spallettit nga Italia

Luciano Spalletti është pranë largimit nga posti i trajnerit të Italisë, pas humbjes shokuese 0-3 ndaj Norvegjisë, që ka lënë Kombëtaren jashtë garës për trofe në Ligën e Kombeve.

Pas rezultateve zhgënjyese dhe presionit në rritje, trajneri 65-vjeçar ka zhvilluar diskutime të brendshme me Federatën Italiane, dhe gjithçka duket se po shkon drejt një ndarjeje.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raportoi zhvillimet e fundit përmes rrjeteve sociale, ku bëri të qartë se largimi është shumë pranë.

“Luciano Spalletti tani është gati të japë dorëheqjen dhe të largohet nga detyra e ekipit kombëtar të Italisë ”, shkruan Romano.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU