Cucurella i gjuan në shportë atletet që gaboi dy herë ndaj Tottenhamit

Skuadra e Chelseat shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenhamit me shifrat 3:4, në ndeshjen e javës së 15-të në Premier League.

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella gaboi dy herë në këtë ndeshje duke ia “dhuruar” dy gola ekipit të Tottenham, shkruan Indeksonline

Pasi Blutë e Londrës pranuan golin e dytë, Cucurella shkoi afër pankinës dhe i ndërroi atletet.

Kurse pas ndeshjes, të njëjtat atlete që i pati mbathur i hodhi në shportën e mbeturinave.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU