Rubin Kazan ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën ruse, duke mposhtur Sochin me rezultat 2-1.
Heroi i takimit ishte Mirlind Daku, i cili realizoi të dy golat për skuadrën vendase.
Sulmuesi kosovar kaloi Rubinin në epërsi që në minutën e 12-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025
still no Maldonado
Jukic over JocicDegtev in goal
Aberdin in s11
Vasiljev & Magal over Kovalenko & Zaika
Ignatov over Ezhov -> Kramaric wing? pic.twitter.com/Lg8rGyQPbm— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025
Golin e dytë, Daku e shënoi në minutën e 78-të pas një asisti të bukur nga Kabutov, duke e mposhtur portierin me një parabol të shkëlqyer.
Mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 86-të, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen.
1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025
2-0 Daku pic.twitter.com/isKpFodi0u
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025
Rubin Kazan po kalon një formë mbresëlënëse në nisje të sezonit, me shtatë pikë nga tri ndeshjet e para.
Se ishte fantastik në këtë ndeshje, tregon edhe nota më e lartë e Dakut nga SofaScore tek të dyja skuadrat 8.0.

Mirlind Daku ka shënuar katër gola deri më tani, tre në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të ekipit. /Telegrafi/





