No menu items!

Dardanët zhvillojnë sot stërvitjen e parë përpara sfidës me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të mbajë stërvitjen e parë para dy ndeshjeve të nëntorit.

Dardanët më 15 nëntor në Bukuresht luajnë kundër Rumanisë, në orën 20:45, derisa tri ditë më pas përballen me Lituanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përzgjedhësi Foda, sot do të paraqitet në konferencë për media në orën 12:00, derisa stërvitja e parë do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.