Franca po zhvillon një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Norvegjisë në ndeshjen e Grupit I të Kupës së Botës 2026, ku Ousmane Dembélé ka kompletuar hat-trickun, duke qenë protagonisti absolut i takimit.
Sulmuesi francez hapi serinë e golave që në minutën e 3-të, ndërsa më pas realizoi edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë Francës epërsinë 3:1 në pjesën e parë.
Përveç tre golave, Dembélé ka qenë shumë aktiv në repartin ofensiv, duke krijuar disa raste të rrezikshme dhe duke asistuar bashkëlojtarët, ndërsa Kylian Mbappé ka qenë gjithashtu i rrezikshëm me depërtimet e tij.

Franca ka dominuar lojën në pjesën e parë dhe është shumë pranë sigurimit të një tjetër fitoreje në fazën e grupeve të Botërorit./Raporto24/

Foto:Blerim Uka


