Ushtria amerikane ka kryer të premten sulme ajrore kundër objektivave ushtarake iraniane pranë ngushticës së Hormuzit, si përgjigje ndaj një sulmi iranian një ditë më parë ndaj një anijeje tregtare në këtë zonë strategjike.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), avionët amerikanë goditën depo të raketave dhe dronëve si dhe radarë bregdetarë iranianë. SHBA e cilësoi sulmin ndaj anijes tregtare si një shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Presidenti amerikan Donald Trump e quajti sulmin me dron ndaj anijes një “shkelje të pamatur” të marrëveshjes për përfundimin e luftës me Iranin, por nuk bëri të ditur nëse kjo do të çonte në rifillimin e një konflikti më të gjerë.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta, ndërsa ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe tregtinë detar/Raporto24/


