Denat Makolli shkëlqen në Contender Podgorica, synon kualifikimin në mesin e më të mirëve

Talenti i ri i pingpongut nga Kosova, Denat Makolli, po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në turneun ndërkombëtar Contender Podgorica në kategorinë U13.

Denati ka treguar formë të jashtëzakonshme duke mposhtur bindshëm 3:0 përfaqësuesin e Malit të Zi, Djordje Mitric, si dhe duke triumfuar 3:1 ndaj bullgarit Andrian Zlatanov.

Sot, ai do të zhvillojë ndeshjen e radhës në orën 19:30 kundër bullgarit Kamen Stoyanov. Me fitore, Denati do të kalojë grupin dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën kryesore të garës, duke hyrë në mesin e tetë lojtarëve më të mirë të turneut — në çerekfinale.

Denati është shembull frymëzimi për të rinjtë që ëndërrojnë suksesin në sport, duke treguar se përkushtimi, puna dhe pasioni sjellin rezultate të mëdha./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU