No menu items!

Dështimi i seancës për “Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033”, Rama: Po vazhdon të sabotohet

Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka dështuar të mbaj seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte “Plani Zhvillimor Komunal 2025-2033”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se fatkeqësisht asamblistët nuk po votojnë që dokumenti të jetë publik për diskutim, transmeton Telegrafi

Ne kemi ftuar seancën e jashtëzakonshme për me qit në diskutim publik, planin për Prishtinën, por nuk i patëm asamblistët e mjaftueshëm, Ne do të tentojmë ta qesim edhe herët tjera në diskutim. Është për fat të keq që nuk po votohet, që të qitet në publik, por po vazhdon të sabotohet. Me shpresë që reflektojnë asamblistët që dokumenti të jetë publik dhe për diskutim, dhe jo për miratim”, theksoi ai.

Rama po ashtu para mediave foli edhe për sfidat që kanë për buxhetin.

Buxhetin e dini që ne e kemi votuar në dhjetor të vitit 2024, i cili është planifikuar për të gjitha projektet madhore të kryeqytetit. Kemi kërkuar që atëherë që Parlamenti i Kosovës ta miratojë, por asnjëherë nuk është ftuar seanca. Tani kemi një çështje tjetër që Parlamenti ende nuk është konstituar. Ne kemi shqyrtuar në mënyrë ligjore se si Ministria e Financave të kërkojë buxhetin, e kemi kërkuar tashmë dy herë, por është shmangur. Tani ne duhet të gjendemi në mënyra të ndryshme, duhet t’i gjejmë fondet përmes projekteve të reja”, potencoi ai.

Rama shtoi se “Nuk po shfrytëzohet mundësia që buxheti i vitit 2025 të aprovohet. Ne vazhdojmë me projektet, nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë instanca të tjera”.

Ndryshe, seanca dështoi pasi nuk kishte korum të mjaftushëm./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.