Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 19:00 në lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga flakët mbeturinat e grumbulluara pranë banesave të njohura si “banesat e Socialit”. Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, janë rrezikuar jeta e qytetarëve dhe pronat përreth shkruan Raporto24
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar me urgjencë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve. Sipas pamjeve të siguruara nga Raporto24, zjarri ka krijuar tym të dendur dhe ka shkaktuar panik në mesin e banorëve lokalë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë, rreziku për shëndetin publik dhe dëmtimin e mjedisit mbetet shqetësues/Raporto24