No menu items!

Ditët kur femrat janë më të disponuara për marrëdhënie intime

Ka një sërë faktorësh johormonalë që ndikojnë në dëshirën seksuale, ndërsa është vërtetuar mirë se libido zvogëlohet me moshën, veçanërisht pas menopauzës.

Por, një pjesë e vogël e studimeve që janë përpjekur të shikojnë ndryshimet në nivelet hormonale dhe dëshirën seksuale gjatë ciklit mujor kanë qenë kryesisht jobindëse

Derisa një studim i publikuar në revistën Hormones and Behavior gjeti prova të një korrelacioni midis dy faktorëve – shkruan The Guardian.Nëse femrat nuk janë të disponuara për seks në fundjavë, ky nuk është problem. Hulumtimi i fundit thotë se ka një lidhje mes të bërit dashuri dhe ditës së javës apo muajit.

Libidoja e femrës ndikohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa duket se dëshira e mashkullit për seks është gjithmonë e njëjtë, e fortë dhe gjithmonë e shprehur.

Nëse keni menduar se femrat janë të disponuara për marrëdhënie intime në fundjavë, atëherë e keni gabim. Në fakt, bëhet fjalë për ditë specifike të muajit. Libidoja më e fortë është menjëherë para dhe gjatë ditëve pjellore, ose më saktë, shumë shpejt pas përfundimit të ‘atyre ditëve’ (ciklit menstrual).

Megjithatë, përveç hormoneve, dëshira për seks ndikohet nga një numër i madh faktorësh, duke përfshirë edhe ditën e javës. Hulumtimet e kryera në një kampion të madh beqaresh dhe femrash në lidhje serioze, zbuluan se beqaret fillimisht do të bëjnë dashuri të hënën dhe të mërkurën, ndërsa ato në një lidhje e lënë aksionin për të premten ose të shtunën. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.