No menu items!

Do të drejtojë “Për’puthen” në sezonin e ri? Reagon për herë të parë Efi

Efi Dhedhes, ish-banore e “Big Broither VIP” dhe ish-konkurente e “Për’puthen”, aty ku u bë edhe e famshme, është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë për të marrë pikërisht drejtimin e dating show-t. Ka qenë vetë Efi në fakt që ka paralajmëruar më shumë se njëherë në rrjetet e saj sociale se duke nisur nga vjeshta mund të vijë me një projekt interesant, megjithëse nuk ka specifikuar nëse do të jetë në televizion apo jo.

Gjithsesi, edhe pse nuk ka eksperiencë si moderatore, fansat e Efit dhe jo vetëm, duket se duan ta shohim në drejtimin e programit të Top Channel dhe për këtë e kanë pyetur edhe sot në rubrikën “Ask me a question” në Instagram. E në fakt, ndryshe nga herët e tjera Efi nuk ka hezituar të kthejë një përgjigje, duke u shprehur se (emisionin) “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

Kjo në fakt është hera e parë që ish-konkurentja e “Për’puthen” flet për drejtimin e programit dhe konfirmon se do donte të ishte në drejtimin e tij dhe duke marrë parasysh marrëdhënien shumë të mirë me autoren, Olsa Muhameti, nuk do ishte cudi ta shihnim në pozicionin “e lakmuar” edhe nga të tjera vajza të ekranit.

 

 

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.