Spanja ka kaluar në epërsi 1:0 në finalen e Kupës së Botës 2026, duke gjetur më në fund golin e shumëpritur në minutën e 106-të të vazhdimeve.
Heroi i momentit ishte Ferran Torres, i cili realizoi pas një aksioni të ndërtuar bukur nga e majta. Nico Williams depërtoi me shpejtësi dhe dërgoi një asistim të saktë në zonë, ku Torres nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke zhbllokuar sfidën në stadiumin “New York New Jersey”.
Goli erdhi pasi Spanja kishte dominuar pjesën më të madhe të finales, madje në fillim të vazhdimeve iu anulua një gol i Nico Williams për shkak të një faulli të Mikel Merinos ndaj Nicolás Otamendit. Këtë herë, megjithatë, spanjollët nuk lanë vend për dyshime, me Ferran Torres që shfrytëzoi në mënyrë perfekte asistimin e Williams për t’i dhënë avantazhin “La Rojas”


