Dy persona janë therë me thikë në orët e pasdites në Prizren, pasi të njëjtit jenë përfshirë në një rrahje fizike, ku janë përdorur edhe mjetet e mprehta.
Sipas policisë në rrahje janë përfshirë katër persona, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta nga mjeti i prehtë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës “Janina” në Prizren.
“Sipas informatave të para, në këtë incident janë përfshirë katër persona. Dy nga të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta nga mjeti i mprehtë (thikë), ndërsa një person i tretë është ankuar për lëndime trupore”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.
Ai ka bërë të ditur se policia dhe emergjenca mjekësore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Të lënduarve u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast dhe hetuesit policorë janë duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes, si dhe nga dëshmitarët”, ka thënë Byryqi.
Ai ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me të dhe sipas udhëzimeve të tij. /Raporto24/


