Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar gjatë kryerjes së detyrës në Fushë Kosovë.
Ata dyshohet se janë sulmuar fizikisht dhe kanosur nga një person.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.


