Kemi parë shpesh herë tifozët e futbollit të cilët u dhurojnë puthje për “show” gazetarëve gjatë raportimit “live”, sidomos kur reporteret janë vajza.
Por, duket si diçka e pazakontë kur kjo ndodh mes një shqiptari dhe serbi, e cila ka ndodhur pikërisht mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila u mbyll me rrejta të paprekura 0-0.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një tifoz shqiptar ka puthur në faqe gazetarin serb të Al Jazeera Balkans, Milan Boskoviq. Serbi ishte në lidhje direkte përpara “Arenës Kombëtares”, kur papritur i ka ardhur një puthje në faqe nga tifozi shqiptar i veshur me fanellën e kombëtares.