No menu items!

E bëri montazh, ylli i Interit befason tifozin shqiptar para “Derby della Madonina” – FOTO

Tifozi i zjarrtë shqiptar i Interit është befasuar jashtëzakonisht shumë dje gjatë ditës nga ylli i këtij klubi, Adriano Imperador.

Adriano befasoi shqiptarin, Jeton Demaj duke iu përgjigjur me falenderim për mbështetjen e tij, në një foto krejt spontane të cilën Demaj e kishte improvizuar ku shihej “së bashku” me brazilianin, teksa e postoi në ‘story’ të Instagramit, duke shkruar: “Me mbretin para spektaklit

Ylli brazilian i Interit e pa etiketimin, dhe pasi filloi ta ndiqte në këtë rrjet social, iu përgjigj: “Faleminderit vëlla për mirësinë tuaj”.

Padyshim që tifozi shqiptar u gëzua pafund nga kjo surprizë, të cilën e ndau edhe në rrjete sociale.

Kujtojmë se sot zhvillohet “Derby della Madonina” mes Interit dhe Milanit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU