Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore minimale 0:1 në Copa del Rey ndaj Real Sociedadit.
Në fundin e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për pak sekonda, pasi në tribuna po këndonin thirrje jo të mira për lojtarët e Real Madridit
Viktima” ishte mbrojtësi, Raul Asencio – të cilin Carlo Ancelotti e largoi nga loja menjëherë pas pjesës së parë.
Tifozët po këndonin “vdis Asencio”, kjo nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit spanjoll.
Madje, trajneri italian tha se më duhej ta largoja nga fusha shkaku se ishte në depresion.
“Vinicius Jr foli me gjyqtarin, ai e ndaloi lojën sipas protokollit. Askush nuk i pëlqen gjërat e tilla. Asensio u ndikua në këtë kuptim. Ai nuk ishte aspak i lumtur. Kështu që e preferova ta largoja. Emocionet e tij mund të kishin ndikuar te ai”, u shpreh Ancelotti
Kapiteni i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal i dënoi fyerjet, duke thënë: “Nuk na pëlqejnë. Mendoj se ka mënyra të tjera për të dënuar atë që ndodhi ose aktet që mund të jenë kryer, dhe kjo nuk është mënyra e duhur për ta bërë”./Indeksonline/