No menu items!

E paparë, Golf “dyshi” bëhet me motor të Teslas

Kompania britanike për modifikimin dhe “elektrifikimin” e veturave klasike, eDub, ka prodhuar një motor elektrik të Tesla të cilin e vendosur në një Volkswagen Golf GTI 2.

Performancat e Golf “dyshit” legjendar janë përmirësuar, dhe nga ana ekologjike është më i pranueshëm, transmeton Telegrafi.

Motori origjinal 1.8 litra me benzinë për Golf 2 GTI që prodhon 112 kuaj-fuqi, është ndërruar me një motor qind për qind elektrik. eDub ofron dy modele me fuqi të ndryshme: atë me 164 dhe 274 kuaj-fuqi

Përveç kësaj, klientët mund të vendosin për bateri e30 prej 35 kWh apo e50 prej 54 kWh – duke i ofruar veturës autonomi në vozitje në një rreze prej rreth 275 kilometra.

Ndryshimet e caktuara janë kryer edhe në brendësi të mjetit, kështu në kabinë është hequr ndërruesi manual, e instrument tabela është ndërruar me një më moderne

Në fund kur të gjitha këto llogariten, del se për këto ndryshime në Golf 2 GTI janë nevojitur 60.000 euro investime, përkatësisht 60.000 euro për e30 dhe 65.000 euro për versionin e50. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.