Edon Zhegrova do të largohet nga Lille

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova gjatë një interviste për “Pasditën Sportive” në Radio Dukagjini ka konfirmuar largimin nga Lille në fund të sezonit.

Zhegrova tha se do të largohet nga Lille në fund të sezonit dhe s’do të nënshkruaj kontratë të re

Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,” u shpreh ylli i Kosovës.

Kujtojmë që për Zhegrovën ka shumë skuadra të interesuara, përfshi këtu Napolin nga Serie A./Indeksonline/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU