Pas një pritjeje të gjatë prej 25 vitesh, Coventry City është rikthyer zyrtarisht në Premier League pas barazimit 1-1 si mysafir ndaj Blackburn Rovers.
Nën drejtimin e Frank Lampard, i cili e ka transformuar klubin që nga emërimi i tij në nëntor 2024, “Sky Blues” siguruan promovimin automatik tri xhiro pa përfunduar kampionati, duke krijuar një distancë prej 13 pikësh me ndjekësit.
Ky sukses shënon kulmin e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm për një klub që në vitin 2017 luante në League Two, duke u bërë kështu skuadra e parë pa “parashutë financiare” që arrin elitën në këtë mënyrë, një arritje që Lampard e ka cilësuar si “unike dhe speciale”.


