No menu items!

Era Istrefi publikon fotografi nga pushimet me të dashurin e ri, Amir Rrahmanin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, pak muaj më parë konfirmoi lidhjen e saj të re e futbollistin Amir Rrahmani.

Dyshja duket se kalojnë shumë mirë në krahët e njëri-tjetrit, gjersa së fundmi kanë qenë edhe në pushime së bashku.

Këngëtarja e hitit “Bonbon” ishte ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze me të dashurin


Era Istrefi/Instagram

Imazhet përfshijnë poza të saj me bikini, teksa vë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit, ndërsa freskohet me pijen energjike “Golden Eagle”.

Në një fotografi tjetër, Era shfaq një pije freskuese e cila mbahet në duar nga Amiri, të cilit mundohet të mos ia zbulojë identitetin, teksa ia shfaq vetëm trupin


Era Istrefi/Instagram

Era përndryshe edhe këtë sezon veror ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke u angazhuar në mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.