Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër u vranë me armë zjarri para shtëpisë së tyre — në një kohë kur familja ende ishte në ditë zie për humbjen e babait.
Sipas burimeve nga hetimet, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, dhëndri i viktimave. Ai kishte ardhur në shtëpinë e familjes për të marrë bashkëshorten e tij, e cila ndodhej aty për ceremoninë mortore të babait.
Por ajo që ndodhi më pas shokoi gjithë fshatin.
Sipas dëshmitarëve, pas largimit nga oborri, i dyshuari u kthye përsëri dhe hapi zjarr, duke goditur për vdekje dy vëllezërit që qëndronin para derës së shtëpisë.
“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë”, ka rrëfyer një i afërm i familjes për sinjalin
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa fshati Golluboc është përfshirë nga dhimbja dhe tronditja e madhe./Raporto24/


