No menu items!

Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një prezantimi inovativ, tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë.

Gjatë një deklarate për mediat, Erdogan u ndal te mënyra kreative me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Në fakt, liderët evropianë u shfaqen si fëmijë, e cila gjë u realizua përmes Inteligjencës Artificiale.

Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e të gjitha vendeve me inteligjencë artificiale. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu prezantua ajo inteligjencë artificiale,” tha udhëheqësi turk, duke e cilësuar këtë qasje si një risi domethënëse në paraqitjen digjitale të liderëve botërorë.

Presidenti turk shtoi se Turqia synon të ndjekë hapa të ngjashëm dhe të jetë konkurruese në zhvillimin e teknologjive të avancuara.

Shpresojmë që kemi dalë dhe do të dalim me një infrastrukturë të tillë në konkursin që do të mbahet në të ardhmen e afërt. Ne i besojmë vetes, ju besojmë juve dhe kështu, me vullnetin e Zotit, po ecim drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale,” theksoi ai.

Kjo deklaratë e Erdogan vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale po kthehet në një fushë kyçe të garës globale për përparësi teknologjike, ndërsa roli i vendeve të Ballkanit në këto zhvillime duket gjithnjë e më i dukshë

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.