Fatmir Limaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë me qetësi dhe përgjegjësi: Sot është dita kur zëri juaj dëgjohet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin e votimit, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, Limaj ka theksuar se kjo është dita kur dëgjohet zëri i qytetarëve dhe kur vullneti i tyre vendos për të ardhmen e Kosovës.

‘’Sot është dita kur zëri juaj dëgjohet dhe vullneti juaj vendos për të ardhmen e Kosovës.

Ju ftoj të dilni në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Vota juaj ka rëndësi, përdoreni për të ardhmen që dëshironi për veten dhe Kosovën.’’, ka shkruar ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU