Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar bilancin e aktiviteteve për periudhën 6–12 korrik 2026, gjatë së cilës janë evidentuar 15 raste të vjedhjeve, një rast i dhunës në familje dhe janë arrestuar 26 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente.
Sipas policisë, nga 15 rastet e vjedhjeve të raportuara, 12 kanë ndodhur në Ferizaj, ndërsa tri raste janë regjistruar në Kaçanik.
Gjatë kësaj periudhe është raportuar edhe një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.
Po ashtu, në kuadër të zbatimit të urdhëresave të gjykatave, policia ka arrestuar 26 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke raportuar çdo rast në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Policia ka garantuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet plotësisht.


