No menu items!

Ferizaj merr një fitore të madhe ndaj Dukagjinit

Ferizaj ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Arsim Abazit ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj një rivali direkt si Dukagjini i Ismet Munishit.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, ku u shënuan edhe tre gola.

Fillimisht ishte vendasit që shënuan dy herë me anë të Ardit Topalaj (51’) për epërsinë 1-0 dhe vetëm dy minuta më vonë ishte Erion Sadriu, i cili shënoi për 2-0.

Dukagjini arriti të kthehet në lojë duke shënuar në minutën e 67-të një supergol me anë të Vitor Hugo për 2-1, por deri në fund nuk pati gola tjerë dhe në fund Ferizaj mori tri pikët.

Pas kësaj fitore, Ferizaj e sheh veten në pozitën e gjashtë me 35 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i teti me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, ferizajasit udhëtojnë te Gjilani, teksa klinasit e presin Llapin. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.