Festival golash në pjesën e parë mes Barçës e Atleticos

Estadio Lluis Companys” është nikoqir i përballjes së sontme mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, dhe është dëshmitar i një ndeshjeje të zjarrtë.

Barça e Atleti po sfidojnë njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja e sontme nisi më mirë për Atleticon, fillim i ndeshjes që Simeone as në ëndrrat e tij më të mira nuk do ta shihte.

Julian Alvarez shënoi në minutën e parë të ndeshjes, derisa pas pesë minutave, asistoi për Antoine Griezmann, për rezultatin e ndeshjes 2-0.

Por, Barcelona e Hansi Flick nuk u dorëzuar, duke marrë në duar tërë tempon e lojës.

Fillimisht, për 1-2 shënoi Pedri në minutën e 19-të, i cili u asistua nga Jules Kounde, derisa pas dy minutave shënoi Cubarsi pas një harkimi nga këndi.

Saktësisht 20 minuta më vonë – pas një dominimi absolut të Barcelonës – ishte Inigo Martinez që shënoi për 3-2, përsëri nga një harkim prej këndores./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU